Në konferencën e tretë për shtyp nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) dhanë detaje për jehonën e votuesve në këto zgjedhje për kryetar shteti ku garojnë Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga OBRM-PDUKM dhe Stevo Pendarovski i cili ka mbështetjen e LSDM-së dhe partive tjera në pushtet.
Në rrethin e dytë të zgjedhjve presidenciale sipas KShZ-së kanë votuar 527.068 qytetarë apo 30.34 për qind, njofton Telegrafi Maqedoni.
Komunat me jehonë më të lartë të votimit janë komunat maqedonase siç janë komuna e Demir Kapisë, Demir Hisarit, Kriva Pallankës, komunat e Krushëvës dhe komunat e Makedonski Brodit.
Komunat me dalje më të ulët të votuesve janë komuna e Zhelinës, Bogovinës dhe Qendër Zhupë.
Ndryshe në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 21 prill jehona e votuesve ka qenë 28.89 për qind që është më e ulët dalja në rrethin e dytë/Telegrafi/
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën ...
Netanyahu: Ka punë për t’u bërë në Iran
Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të re...
Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për s...
Kryeqyteti subvencionon ujitjen e 300 hektarëve tokë bujqëso...
Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit d...