Brazili “pushton” Kosovën me mish, rreth 3 milionë kilogram vetëm tre muajt e parë

08:16 | 5 Maj 2019
A Z

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vitin e kaluar ndaluan importin e mishit nga Brazili.

Kosovës nuk i ka bërë shumë përshtypje kjo madje normalisht ka vazhduar importin e mishit dhe produkteve të tij nga ky shtet, e së fundi edhe e ka dyfishuar atë.  Në vetëm në tre muajt e parë të 2019-ës nga Brazili janë importuar afër 2.9 milionë kilogramë mish, vlera e të cilit ka arritur në 6 milionë euro.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës në periudhën janar-mars të 2019-es nga ky shtet është importuar kryesisht mish i pulës, mish derri dhe mish gjedhi.

E në periudhën e njëjtë të 2018-es sasia e mishit të importuar nga Brazili ishte përgjysmë. Nga ky shtet deri në mars ishte importuar 1.8 milionë kilogramë mish në vlerë afër 3.7 milionë euro.

Shteti tjetër prej nga Kosova importon sasi të madhe të mishit është edhe Kroacia. Gjatë këtij viti është importuar mish në vlerë mbi 300 mijë euro.

Kosova mishin dhe produktet e saj i importon nga gjithsej gjithsej 23 shtete, që nga fqinjët Shqipëria dhe Serbia e deri të Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Nga Shqipëria këtë vit janë importuar vetëm salçiqe e vlera e tyre ka arritur mbi 13 mijë euro.

Ndërsa nga Serbia janë importuar mish pule, mish derri dhe mish gjedhi. Vetëm kjo e fundit ka arritur vlerën mbi 32 mijë euro ndërsa sasia 6 mijë kilogramë.

E nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është importuar mish i pulës në vlerë afër 50 mijë euro.

AUK: Mishi i sigurt, u asgjësuan vetëm 50 kg

Për tre muaj në Kosovë janë asgjësuar 50 kilogramë mish të prishur.

Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info Lamir Thaçi, zyrtarë për informim në Agjencionin e  Ushqimit dhe Veterinarisë.

Thaçi ka thënë se në disa raste vet bizneset e lajmërojnë AUV-në.

“Asgjësime për tre mujorin e parë të viti 2019  janë kryer 50,417 kg mish  dhe produkte mishi. Arsyet e asgjësimet kanë qenë të ndryshme duke përfshirë rastet kur edhe vet operatoret e biznesit kanë lajmëruar apo kanë paraqitur kërkesë për asgjësim të produkteve qe nuk i kanë plotësuar kushtet për konsum”, ka thënë ai.

Ai ka treguar edhe për procedurat që duhet ndjekur deri në plasimin e produkteve në treg.

“Që një produkti ti lejohet  plasimi  në treg, fillimisht për të eliminohen të gjitha dyshimet paraprakisht. Për këtë arsye Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si autoriteti me i lartë në vende për kontrolle të ushqimit  e mbështetur edhe nga gjitha  institucionet tjera të qeverisë të nivelit lokal apo qendror punojnë ne vazhdimësi ne mënyrë të koordinuar qe të pamundësojnë daljen e produkteve të dyshimta ose  parandalimin e qasjes së konsumatorit në produkte të dyshuara. Produkti qe ka statusin si i dyshimtë ai nuk gjendet ne treg. Inspektimet e rregullta sistematike , analizat laboratorike, krijimi i sistemeve të njoftimit të shpejtë janë instrumente të cilat sipas koncepteve ndërkombëtare bëjnë parandalimit të plasimit në treg të produkteve të dyshimta dhe të dëmshme”, ka thënë ai.

E sipas tij produktet e importuara fillimisht kontrollohen në kufi.

“Çdo ngarkese me produkte me origjinë shtazore kur importohet para zhdoganimit kontrollohet nga Inspektoret Veterinar Kufitar, po ashtu të gjitha produktet ushqimore që importohen në Kosovë  në mënyrë të rregulltë  kontrollohen në pikat doganore ku varësisht nga lloji i produktit i nënshtrohet kontrollit te inspektoreve përkatës. Produktet me origjinë shtazore i nënshtrohen kontrollit te inspektoreve veterinar. Procedurat e kontrollit ne kufij ndaj te gjitha produkteve nga secili shtet qe vijnë janë të njëjta. Është obligative që dokumentacioni përcjellës i dërgesave ne pikat inspektuese kufitare  të jetë origjinal dhe sipas rasteve ai verifikohet ne bashkëpunim me autoritetin kompetent për ushqim  të shtetit ku është prodhuar produkti (vendit të origjinës). Ne jemi gjithmonë ne kontakt të përhershëm me organizatat ndërkombëtare për siguri ushqimore dhe mbi secilin lajmërim që mbi ndonjë dyshim apo rrezik mbi ndonjë produkt,  ne veprojmë konform procedurave dhe ligjeve ne fuqi. Ndalesat ndërmerren bazuar në njoftim”, ka thënë ai./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale