Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë në fshatin Vagalat, ku 63-vjeçari Skënder Hoxha vrau me sopatë në gjumë bashkëshorten e tij Antonetën, për motive xhelozie.
Para hetuesve ka dhënë shpjegime edhe personi me të cilin Skënder Hoxha ka pretenduar se bashkëshortja e tij e tradhtonte.
Shtetasi S.H. e ka mohuar një gjë të tillë, ndërsa shton se në dijeninë e tij, ata shkonin shumë mirë.
Ai ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie intime me shtetasen Antoneta Hoxha.
Me familjen e shtetasit Skënder Hoxha dhe me bashkëshorten e tij Antonetën ka pasur thjesht marrëdhënie familjare, hyrje-dalje te njëri-tjetri për shkak se janë bashkëfshatarë. Më datë 30.04.2019, rreth orës 06:00, ka qenë në gjumë dhe në këtë kohë ka dëgjuar të bërtitura grash që vinin nga shtëpia e Skënder Hoxhës. Është ngritur dhe ka shkuar te shtëpia e Skënderit, ku ka mësuar se Antoneta, bashkëshortja e Skënderit, kishte vdekur.
Më pas, aty ka mësuar se Skënderi e kishte vrarë Antonetën me sëpatë. Shtetasi S.H. nuk di që ata kanë pasur ndonjë konflikt me njëri-tjetrin, pasi në dijeninë e tij, ata shkonin mirë me njëri-tjetri, ka thënë dëshmitari.
Edhe shtetasja D.H. thotë se në dijeninë e saj, ata kanë pasur marrëdhënie të mirë dhe se autori nuk vuan nga ndonjë sëmundje mendore.
“Është pyetur gjithashtu me cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shtetasja D.H., e cila ka shpjeguar se në datë 30.04.2019, rreth orës 4:30, te shtëpia saj ka shkuar shtetasi Skënder Hoxha, i cili e ka njoftuar se gruaja e tij Antoneta ishte e sëmurë. Kur ka vajtur te banesa e Skënderit në dhomën e katit të dytë, ka parë të shtrirë në krevat shtetasen Antoneta.
Aty ka parë që kishte dëmtime në kokë dhe ishte e vdekur. Marrëdhëniet e bashkëshortëve kanë qenë të mira, nuk kanë pasur konflikte apo hasmëri me njerëz të tjerë. Në dijeninë e saj si ish-infermiere e fshatit, shtetasi Skënder Hoxha nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje e shëndetit mendor”, shkruhet në kërkesën për masë sigurie.
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...
Sveçla uron Fitër Bajramin: Të forcojmë solidaritetin dhe ku...