Shefit i Grupit Parlamentar të NISMA Socialdemokrate, Bilall Sherifit, thotë për arbresh.info se duhet të punohet më shumë në mënyrë që në Paris, delegacioni kosovarë të shkojë me qëndrime të unifikuara.
“Nga Berlini, në Paris i kemi tre muaj. Duhet të punojmë tre muaj në mënyrë që në Paris të shkojmë me qëndrime të unifikuara,” deklaron Sherifi.
Derisa komenton qëndrimet e ndryshme ndërmjet presidentit, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj, në Berlin, sipas Sherifit kësaj here nuk duhet të përsëritet ajo që ka ndodhur në “konakun” e kancelares gjermane, Angela Merkel.
“Së paku, në Paris duhet të ketë qëllime të ndryshme në mes të Presidentit dhe Kryeministrit apo kushdo qoftë në listën që do të shkojë në Paris. Sepse tre muaj janë të mëdha, gjithçka mund të ndodhë”, shprehet Sherifi.
Presidenti i Francës, Emanuel Macron, do të jetë nikoqir i një Samiti në Paris, më 1 korrik, përmes të cilit synohet t’i qartësohet perspektiva vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Sikurse në Berlin, edhe në Francë do të ketë takime mes përfaqësuesve të lartë shtetërorë dhe të vetë atyre të BE-së./arbresh.info/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...