Turqia nuk ka ndërmend të heq dorë nga planet për blerjen e sistemit raketor rus edhe pas paralajmërimeve të SHBA dhe NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, është shprehur se sistemi raketor rus nuk do të ndikojë në marrëdhëniet me shtetet dhe nuk do të krijoj distancë me NATO-n.
Ai theksoi se SHBA-ja nuk duhet ta përjashtojë Ankaranë nga projekti i blerjes së aeroplanëve luftarakë amerikan F35.
SHBA-ja thotë se pajisjet ushtarake ruse nuk përputhen me ato të NATO-s dhe se kërcënojnë sistemin e aeroplanëve F35 të cilët planifikon të ia shesë Ankarasë.
Ministri Hulusi Akar, gjatë një interviste për NTV është shprehur se, kërcënimet amerikane do të shkaktonin problem “shumë serioz” edhe ndaj partnerëve të tjerë në projekt.
Gjatë kësaj jave presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, përmes një bisedë telefonike kanë diskutuar në lidhje me mosmarrëveshjet e tyre.
Por mesa duket Trump nuk e ka bindur presidentin turk për të hequr dorë nga sistemi raketor rus./ Opinion.al/
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre