Platforma Youtube tashmë ka një numër të madh videosh që shtohen dita-ditës, por a e keni ditur se cila është videoja e parë që u publikua në këtë platformë?
“Me at the zoo” (Unë, në kopshtin zoologjik) u publikua më 23 prill të vitit 2005 dhe konsiderohet si videoja e parë që u publikua në Youtube, përcjell albinfo.
Videoja 18-sekondëshe ka 67.9 milionë klikime, 1.9 milion pëlqime dhe mbi dy milionë komente.
“Videoja e parë në Youtube. Ndoshta është koha për t’u kthyer në kopshtin zoologjik? Muzika që dëgjohet në prapavijë titullohet Darude – Sandstorm”, thuhet në përshkrimin e kësaj videoje.
Videoja u publikua nga Jawed Karim, njëri nga themeluesit e kësaj platforme.
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...