Në klinikën e neurokirurgjisë nga fruthi janë sëmurë disa të punësuar por edhe drejtori i kësaj klinike. Për shkak të seriozitetit të sëmundjes ai për momentin është hospitalizuar në Klinikën e sëmundjeve infektive. Siç njofton “NOVA” sot dhe dje janë vaksinuar një pjesë e personelit tjetër mjekësor.
“Tashmë disa ditë janë në Klinikën për sëmundje infektive për shkak të fruthit. Nuk e di se kur është përcjellë sëmundja. Te ne në klinikë vijnë pacientë nga gjithë shteti, por rastet në ambulancën paraqesin problem më të madh për shkak se vijnë pacientë nga gjithë shteti dhe ka frekuencë të madhe. Sot personeli u vaksinua që të mbrohet nga fruthi”, deklaroi drejtori Vladimir Rendevski.
Në klinikën e neurokirurgjisë shërohen pacientë të operuar ku fruthi mund të jetë me pasoja fatale.
Ndryshe sot, sot për shkak të fruthit ndërroi jetë edhe një foshnjë dhjetë muajshe.
Ky është rasti i katërt me pasja fatale. Në gjithë territorin e vendit është shpallur epidemia e fruthit ndërsa javën e kaluar janë paraqitur 113 raste nga ku 110 janë regjistruar me fruth.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...