Ministrja koreano-jugore e Punëve të Jashtme, Kang Kyung-wha u shpreh sot se Pheniani duhet të dëshmojë një denuklearizim të qartë, konkret dhe thelbësor për të siguruar një lehtësim të sanksioneve, ndërsa bisedimet mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së vijojnë të jenë ende të bllokuara.
Pheniani dhe Uashingtoni po përjetojnë një ftohje të marrëdhënieve që pas dështimit në shkurt të samitit të Hanoit mes liderit koreano-verior, Kim Jong Un dhe presidentit amerikan, Donald Trump.
Ky takim, i dyti pas samitit historik të qershorit 2018 u mbyll pa marrëveshje.
Koreja e Veriut kërkonte heqjen e sanksioneve, një hap shumë i rëndësishëm në këndvështrimin e palës amerikane, në këmbim të nisjes së denuklearizmit, e cilësuar shumë e dyshimtë./atsh/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...