Kryetari i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Sir Suma Chakrabarti, më 6 maj do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni, në të cilën janë paraparë takime me përfaqësues qeveritar dhe të bashkësisë së afaristëve.
Suma Chakrabarti pritet të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, zv.kryeministrin për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe ministrin e Financave Dragan Tevdovski.
Vizita e tij është në kuadër të vizitës rajonale në Ballkanin Perëndimor, e cila vjen si përgatitje për Asamblenë Vjetore të BERZH, që do të mbahet javën e ardhshme në Sarajevë, përcjell telegrafi maqedoni.
Nga BERZH thonë se kjo është vizita e parë e Suma Chakrabarti pas ndryshimit të emrit të shtetit, hap të cilin e konsiderojnë si pozitiv për tërheqjen e investimeve në rajon.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...