Mëlçia është një ndër organet më të rëndësishme të trupit, pasi kryen shumë funksione jetike. Ajo është gjendra më e madhe e trupit tonë që lidhet me aparatin tretës: metabolizon të gjitha elementët ushqimore (yndyrë, proteina, karbohidrate, vitamina, kripëra minerale etj.); përmban depozitat e hekurit dhe të bakrit; prodhon substanca për të përthithur vitaminën K; prodhon enzima për të tretur ushqimin etj Cirrozat e mëlçisë si hepatiti A, B dhe C janë sëmundjet që e rrezikojnë më shumë këtë organ, pa harruar edhe depozitimin e tepërt të dhjamit , për këtë arsye më poshtë ju njohin me një recetë çudibërëse detoksi që çhelmon mëlçinë vetëm tre ditë.
PËRBËRËSIT: 100 gr rrush i thatë i zi, 1 limon mesatar, 15 gr xhinxher dhe ujë.
PËRGATITJA: Para se të procedoni me recetën, duhet të zhysni në ujë të vakët rrushin për të paktën 3 orë. Merrni një enë dhe hidhni në të tre gota ujë dhe xhinxherin e paqëruar. Shtoni pastaj limonin dhe rrushin e thatë. Zieni përzierjen për 20 minuta dhe lërini të pushojë gjithë natën. Ditën e nesërme pini një gotë. Mund ta pini të nxehtë, të ngrohtë ose të ftohtë. Në vetëm dy ditë do të ndieni rezultate pozitive. Këshillohet të vazhdohet kjo kurë për një javë. Është e rëndësishme që gjatë kësaj jave ju të shmangni konsumimin e alkoolit dhe të yndyrave të ngopura.
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...