Ministri punëve të jashtme i Serbisë Ivica Daciq e ka quajtur të pakuptimtë dhe qesharake deklaratën e kryesuesit të Këshillit të ministrave të BeH-së Zvizdic se me ndryshimin e kufijve në ‘zgjidhjen e problemit të Kosovës’ do të hapet kutia e Pandorës.
“Prej asaj që ka thënë Zvizdic logjikisht duhet të dalë se ata nuk janë për njohje, por Bakir Izetbegovici po. Ju mund të na godisni sa të doni, po me rëndësi është se kjo nuk vlen për në”, ka thënë Dacic dje me rastin e një cereminie me rastin e Një majit.
Sipas tij, nuk mund të shikohet hapja e kutisë së Pandorës në rastin e Kosovës kur është fjala për atë se a duhet të respektohen kufijtë e saj.
“Se çka mendojnë ata s’na ha palla. Kush janë ata që të japin qëndrim mbi zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ata as që duhet të jenë të pranishëm kur bisedohet për këtë. Për këtë duhet biseduar me të mëdhenjtë”, ka thënë Dacic, transmeton “Danas”.
Kryesuesi i Këshillit të ministrave të BeH-së Denis Zvizdic ka thënë të hënën se shtetet në Ballkan kanë kufij të njohur ndërkombëtarisht dhe kjo duhet të mbetet parim në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Po fillojnë sërish t’i vizatojnë do kufij, flitet për këmbim territoresh në bazë të parimit etnik, ndërsa ne e dimë nga e kaluara se deri ku kanë çuar këto ide, sepse këto ide nuk janë të reja”, ka thënë Zvizdic pas Samitit mbi Ballkanin perëndimor në Berlin, kanë transmetuar mediet e BeH-së./GazetaExpress/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës