Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ka reaguar për kreut të Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Denis Zvizidic, që nuk duhet të ketë korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi një gjë e tillë do të hapte kutinë e Pandorës.
Dçiq ka thënë se nuk iu intereson se çfarë mendojnë në Bosnje, duke thënë se ata sjanë askushi për të dhënë opinione lidhur me këtë çështje.
“Ato janë qesharake. Kutia e Pandorës është hapur kur është njohur pavarësia e Kosovës, dhe askush nuk e pyet Bosnjën se si do të zgjidhim një çështje të tillë”, ka thënë Dacic, shkruan tanjug, transmeton Gazeta Express.
Kreu i diplomacisë serbe ka thënë se nuk iu intereson aspak se çfarë mendojnë në Bosnje.
“Ne nuk ka intereson se çfarë ata mendojnë. Kush i pyet ata se si duhet të zgjidhet çështja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës?!” u ka thënë Daçiq i nervozuar gazetarëve.
Zvizidic pas Samitit të Berlinit, ka thënë se Bosnja përkrah një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila nuk rrezikon sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe specifikisht Bosnjës, duke treguar hapur se nuk duhet të ketë rivendosje të kufijve në rajon në baza etnike.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë