Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është bllokuar definitivisht nga Serbia.
Presidenti i vendit përmes një konference për media ka thënë se Serbia po vazhdon të cenoj Kosovën dhe të ketë sjelle anti eurpiane, karshi kësaj, sipas Thaçit Bashkimi eurpian po heshtë, shkruan arbresh.info.
Ai ka përmendur edhe Samitin e Berlinit duke e vlerësuar përpjekjen e Kancelares Merkel dhe presidentit Macron për Kosovën.
“Vlerësoj idenë dhe qëllimin e mirë që është treguar nga Merkel dhe Macron në takim gjatë atyre 5 orëve me liderët e Ballkanit Perëndimor”.
“Realiteti i sotëm në Ballkanin Perëndimor nuk përputhet aspak më pritjet tona ndoshta as të Bashkimit Europoan. Përkundër faktit të shpalljes së pavarësie paqja në rajonin tanë mbetet ende e brishtë”.
“Serbia vazhdon të cenoj Kosovën dhe të ketë sjellje anti europiane dhe BE vazhdon të heshtë karshi kësaj. Kjo heshtje nga BE ka bërë që Kosova të mos njohët edhe nga 5 vendet tjera të BE-së. Kosova e ka të pamundur të bëjë rrugëtim drejtë BE-së.”
“Dialogu tani është bllokuar definitivisht nga Serbia”.
“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i pamundur përderisa vazhdon të mohohet gjenocidi nga Serbia që është bërë gjatë luftës në Kosovë”, tha mes tjetrash Thaçi./arbresh.info/
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...