Kur ishte ende adoleshente, këngëtarja e njohur Pink ka kaluar një situatë të vështirë, sikurse është aborti.
Në një intervistë së fundmi, ndërkohë që fliste për albumin e saj të ri “Hurts 2b Human”, këngëtarja zbuloi se kishte abortuar për herë parë kur ishte 17 vjeç.
Pas ngjarjes, Pink tregoi se kishte filluar të urrente trupin e saj dhe iu deshën shumë vite terapi për të pranuar veten e saj ashtu siç ishte.
“Arsyeja që e thashë këtë është sepse unë kam pasur gjithnjë një trup shumë të fortë, por në të vërtetë në moshën 17 vjeçare kam pasur një abort (spontan). Dhe unë do ta mbaja atë fëmijë”-u shpreh Pink.
Këngëtarja e njohur zbuloi gjithashtu se ndër vite kishte kaluar edhe disa aborte të tjera, përjetimet e të cilave gjenden edhe në tekstet e këngëve të saj.
Aktualisht Pink është nënë e dy fëmijëve, një djali dhe nje vajze, dhe është e martuar me 43- vjeçarin Carey Hart, të cilin e ka njohur në periudhën pasi mbaroi terapitë pas vështirësive që kishte kaluar me trupin e saj./Blitz.al/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...