Tottenhami dhe Ajaxi kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen e madhe mes tyre këtë mbrëmje (e martë).
Dy gjigantët evropian kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin e parë mes tyre në stadiumin e ri “Tottenham Hotspur” në kuadër të gjysmëfinale në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Nikoqirët shpresojnë të arrijnë në finale të këtij turneu për herë të parë në historinë e tyre, por skuadra nga veriu i Londrës së pari ata duhet të eliminojnë Ajaxin.
Mirëpo, Ajaxi është befasi e këtij edicioni në Ligë të Kampionëve për shkak se tashmë ka eliminuar Real Madridin dhe Juventusin në fazat eliminuese.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 21:00./arbresh.info/

Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...