Kancelarja gjermane, Angela Merkel, bashkë me presidentin francez, Emmanuel Macron, pritën gjatë ditës së djeshme liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe liderët e Kroacisë e Sllovenisë, në Samitin e Berlinit.
Në orët e pasdites u zhvillua takimi kryesor formal i ngjarjes, ndërsa në orët e mbrëmjes u shtrua një darkë për pjesëmarrësit.
Gerald Knaus, kryesues i Iniciativës Evropiane për Stabilitet (ESI), përmes një postimi në Twitter, tha se mbrëmë, në darkën e Samitit të Berlinit, presidenti francez Emmanuel Macron, kishte një mesazh të fuqishëm për liderët e mbledhur ballkanikë: “Nuk mund të ketë ndryshime etnike të kufijve. Multietniciteti duhet të mbrohet në Ballkanin Perëndimor”.
Vet Knaus vlerëson se ky është një lajm i mirë që e bën takimin e Berlinit me vlerë.
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, prit...