“Ishte konstatim se është humbur kohë, tash është një process që mund të vazhdojë në të ardhmen, Serbia duhet ta njoh Kosovën pa kushte, edhe dialogu duhet të vazhdojë pa kushte”, është shprehur Thaçi.
Tutje, ai ka thënë se vendosja e taksës ka qenë një vendim legjitim i qeverisë së Kosovës.
“Vendosja e taksës ka qenë një vendim legjitim, ky vendim është i qeverisë dhe mbështetet prej të gjithëve nuk do të ketë dialog të kushtëzuar, ne jemi ata që vendosim për të ardhmen vendimet sovrane nuk i diskutojmë me Serbinë dhe askënd tjetër”.
Thaçi ka shtuar se presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i mungonte lojalitetit dhe ka mbetur që në të ardhmen të shihet për rrugë alternative.
“Idetë e Republika Srpskas janë të vdekura, nuk do ketë asociacion me kompetenca ekzekutive”.
Presidenti i vendit, ka dhënë edhe një lajm të hidhur për procesin e liberalizimit të vizave.
“Çështja e liberalizimit të vizave është në pozicion injorues dhe zhgënjyes për Kosovën edhe nga takimi i sotëm”, ka thënë Thaçi.
Në fund ai ka ironizuar duke thënë se me palën serbe ‘jemi pajtuar që të mos pajtohemi’.
Pezullohen nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës që ...
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Gjini pret përfaqësuesit e “Liria ka Emër”, mbështet marshin...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...