Ka përfunduar Samiti për Ballkanin në Berlin i cili u mbajt me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po përfaqësojnë shqiptarët atje.
Një fotografi e pas takimit i shfaq ata të ‘ndarë’.
Derisa Thaçi dhe Haradinaj shihen të jenë duke biseduar me Merkel dhe Macron, Rama është përqendruar në bisedë me presidentin serb Alkesandar Vuciq, i cili po shoqërohet në Berlin nga kryeministrja Ana Bërnabiq.
Rama, Thaçi e Haradinaj u nisën dje drejt kryeqytetit gjerman nga Prishtina me aeroplanin privat të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.


Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama njofton për gjobat që ko...
Murati i përgjigjet Tahirit për rrogën e 13-të: Është në vul...
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...