Vetëm para pak ditësh përfaqësuesit e Adeles kanë deklaruar publikisht se këngëtarja i ka dhënë fund martesës së saj trevjeçare me Simon Konecki, përcjell “Zëri.info”.
Ylli i muzikës botërore dhe Konecki janë prindër të një djali 6-vjeçar, që quhet Anxhelo.
Por cila ishte arsyeja se përse dyshja u nda?
Sipas disa burimeve për “People” dhe “E!”, arsyeja e ndarjes ngjason shumë me atë të Lady Gagas. Duke qenë se Adeles së fundmi i duhej t’i dedikohej me kohë të plotë profesionit të saj, kjo ndikoi në zbehjen e marrëdhënies që kishte me partnerin.
Mirëpo pavarësisht gjithçkaje, Adele ka vazhduar përpara me jetën e saj dhe madje ajo është parë duke u puthur me të dashurin e ri në New York.
Pas shembjes së dheut, bllokohet për qarkullim rruga “...
Hoeness: Nëse Isak i kushtoi Liverpool 150 milionë euro, atë...
Shembja e rrugës në Prishtinë, dyshohet se ka pasur rrjedhje...
Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro: Jem...
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...