Të dielën e Pashkës 8 shpërthime të njëpasnjëshme goditën kishat dhe hotelet luksoze në kryeqytetin e Sri Lankës, Colombo ku mbetën të vrarë 290 persona dhe u plagosën mbi 500 të tjerë.
Mes viktimave të regjistruara, ishin edhe tre fëmijët e miliarderit danez Anders Holch Polvsen, aksionari më i madh i markës së njohur të veshjeve ‘’ASOS’’ në botë. Vetëm pak ditë më parë, vajza e miliarderit, Alma publikoi një fotografi të vëllait dhe motrave të saj, duke i quajtur ata “tre arinj të vegjël”, ndërsa shfaqeshin në një pishinë, e sot në mesin e komenteve, pjesa dërrmuese e tyre janë mesazhe ngushëlluese.
Një javë pas kësaj tragjedie, ka ardhur edhe reagimi i parë miliarderit të ‘’ASOS’’, i cili e ka përshkruar dhimbjen si të papranueshme. “Humbja e fëmijëve tanë të dashur Alma, Agnes dhe Alfred është totalisht e pakuptueshme. Me kaq shumë njerëz të dashur që kemi pranë; miq të afërt, kolegë dhe familjarë, do ta kalojmë gjithë këtë së bashku. E vlerësojmë humanizmin e treguar sonte në Brande, jo vetëm për familjen dhe fëmijët tanë, por për të gjitha viktimat e sulmit mizor në Sri Lanka”, -thuhet në mesazhin e Anders dhe familjes së tij.
OVL UÇK dënon ekspozitën në shesh, organizojnë protestë të h...
REL: Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të...
Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderoj Ramën pë...
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Pris...
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat