Raporti më i fundit i Institutit për shëndet publik, shënon shtatë raste të reja në Gostivar. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve në rajonin e Gostivarit deri tash është 27, që e çon Gostivarin në vendin e gjashtë, pas Shkupit, Kumanovës, Tetovës, Strugës dhe Kërçovës.
Pjesa më e madhe e rasteve të fundit janë të moshës mbi 20 vjeçe. Sipas statusit vaksinar, 71.6% janë të pavaksinuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për shkak të plotësimit të kritereve epidemiologjike, epidemia e fruthit është shpallur në gjithë territorin e vendit javën e kaluar.
Shërbimet në terren po zbatojnë aksion të jashtëzakonshëm për vaksinimit e fëmijëve të pavakinsuar, ndërsa fëmijët e pavaksinuar nuk pranohen në shkollë dhe çerdhe.
Arsenal në finale të Champions League, eliminon Atletico Mad...
Gjuajtje me armë në Pejë, Policia jep detajet e fundit
Digjet kati i dytë i një shtëpi në Kodër të Trimave, Policia...
Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami tregon arsyen e munge...
Ministri i Jashtëm gjerman: Irani duhet të heqë dorë nga pro...
Kush ishte Servet Pëllumbi, ‘profesori’ i së majtës shqiptar...