Qindra palestinezë sot u mblodhën përgjatë “tampon zonës” mes Gazës dhe Izraelit për të marrë pjesë në protestat kundër okupimin izraelit që zgjat me dekada, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përmes një kumtese, Autoriteti Nacional për Ndërprerjen e Rrethimit (i përbërë nga disa grupe të rezistencës me bazë në Gaza) u ka bërë thirrje palestinezëve që të marrin pjesë në protestat e sotme, të cilat u mbajtën nën sloganin “Unitet nacional dhe përfundim i përçarjeve”.
Që nga viti 2007, skena politike palestineze është dëmtuar nga ndarjet mes fraksioneve rivale Hamas dhe Fatah, krahas disa përpjekjeve për pajtim.
Protestuesit në Gaza kërkojnë të drejtën e refugjatëve palestinezë që të kthehen në shtëpitë e tyre në Palestinën historike nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për të mundësuar krijimin e shtetit të ri të Izraelit.
Ata gjithashtu kërkojnë përfundimin e bllokadës 12-vjeçare të Izraelit ndaj rripit të Gazës, që ka shkatërruar ekonominë e enklavës bregdetare dhe ka privuar qasjen e rreth 2 milionë banorëve për shumë produkte bazë.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës