Lufta kundër terrorizmit ka qenë tema e seminarit që u mbajt në Tiranë në prani të të ngarkuarës me punë të SHBA-së, Leyla Moses-Ones dhe Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardit Veliu.
Zyrtarja amerikane ka përgëzuar punën e institucioneve dhe në veçanti të Policisë Shqiptare në luftën kundër terrorizmit.
“Dua të vlerësoj përpjekjet e bëra nga policia gjatë vitit të kaluar. Ju keni treguar profesionalizëm dhe guxim në detyrën tuaj për të mbrojtur qytetarët. Kjo është jetike për zhvillimin e shoqërisë, si dhe për synimet specifike të policisë në luftën kundër krimit dhe dëshiroj t’ju nxis që të vazhdoni në atë drejtim.”
E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, u fokusua tek arrestimi i Bledar Ibrahimit nga qyteti i Elbasanit, si person i përfshirë në grupe terroriste.
“Policia e Shtetit Shqiptar arrestoi një individ të rrezikshëm, të lidhur me terrorizmin. Kjo tregon një rritje në zhvillimin e aftësive që i atribuohet trajnimeve të kohëve të fundit. Policia e Shtetit në Shqipëri vazhdon të ndërtojë një emër si një nga organizatat e policisë më të mira në Evropë”.
Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se është bërë një punë e mirë në këtë drejtim, duke nisur që nga mbyllja e profileve në rrjetet sociale që kishin përmbajtje dhe thirrje terroriste. /tvklan
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...