Këshilli Gjyqësor sot do të zgjedh kryetar të ri, i cili do të vijë në vend të Zoran Karaxhoskit, mandati i të cilit skadon nesër.
TV Telma njofton se kandidati i vetëm për të trashëguar Karaxhoskin është Kiro Zdravev, i cili është anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor që nga dhjetori i 2018, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zdravev është propozuar nga kolegu i tij gjithashtu anëtar Sashko Gjorgiev, ndërsa propozime tjera nuk ka pasur.
Zgjedhja e kryetarit të ri të Këshillit do të bëhet me votim të fshehtë, ndërsa për zgjedhje duhen 8 vota. Në seancë i pranishëm është edhe kryetari i Gjykatës së Lartë Jovo Vangellovski, i cili kohëve të fundit nuk ka marrë pjesë në seanca, ndërsa është anëtar.
Ndryshe, sipas Ligjit të ri për Këshillin Gjyqësor i cili në lexim të tretë u miratua dje nga deputetët, mandati i kryetarit të Këshillit është 2 vjet./Telegrafi/
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...