Sot në orën 18.00 opozita shqiptare përshkallëzon protestën, ku për rreth një orë ajo do të bllokojë pesë rrugë kombëtare.
Në Elbasan, qarkullimi në rreth-rrotullimin Bradashesh do të paralizohet, ndërsa në Durrës do të bllokohet autostrada Plepa-Kavajë.
Edhe autostrada e Milotit për rreth një orë do të bllokohet nga militantët e opozitës.
Në të njëjtën orë kalimi në rreth-rrotullimin e Sheqit në Fier dhe atë të Shqiponjës në Tiranë gjithashtu do të paralizohet.
Përmes kësaj forme të mosbindjes civile te përdorur edhe më parë, opozita synon të forcojë mesazhin se aksioni i saj do të përshkallëzohet nëse kushti i saj për qeveri tranzitore dhe zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër nuk plotësohet.
Bllokimi i rrugëve do t’i paraprijë protesta simbolike e të rinjve të FRPD-së e cila rikthehet tek Parlamenti në të njëjtën orë me seancën plenare.
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet