Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot merr pjesë në takimin e Komitetit Drejtues për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore.
Komiteti Drejtues është themeluar me vendim të Qeverisë së Kosovës, kryesuar nga Ministri i Drejtësisë dhe i përbërë nga ministra të linjës dhe drejtorë të agjencive të pavarura, me qëllim të shtytjes përpara të reformave sektoriale për fuqizimin e të drejtave pronësore.
Synim i takimit është shpalosja e të arriturave sektoriale, prioritizimi dhe zbatimi i masave të dala nga Strategjia për zbatim gjatë vitit 2019, duke përfshirë edhe ato që ndërlidhen me Programin e Reformave Ekonomike të Qeverisë së Kosovës, si dhe identifikimi i sfidave në fushën e të drejtave pronësore.
Pas takimit, në një ceremoni të veçantë në ora 15:00 në Hotel “Sirius”, ministri Tahiri dhe Drejtoresha e Misionit të USAID-it, Lisa Magno, do të mbajnë fjalë rasti për të prezantuar prioritetet e këtij sektori për vitin 2019.
42 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 2 mijë gjoba trafiku ...
Ushqimet dhe pijet më të mira për energji dhe shëndet gjatë ...
La Liga do të hetojë thirrjet e urrejtjes për Vinicius Jr gj...
Edi Rama për vizitën në Prishtinë: Një eksperiencë emocional...
Studentët iranianë organizojnë protestat e para të mëdha ant...
Operacion kërkim-shpëtimi në majën e Hajlës për një bjeshkat...