Të premten e kaluar, përfaqësuesit e Adele konfirmuan se ajo dhe bashkëshorti i saj, Simon Konecki, u divorcuan pas tetë vjetësh së bashku dhe tre vjet martesë.
“Adele dhe partneri i saj janë ndarë. Ata janë përkushtuar që të rritin djalin e tyre së bashku me dashuri. Si gjithmonë, ata kërkojnë privatësi. Nuk do të ketë komente të mëtejshme”, thuhej në njoftim.
Lajmi shkaktoi befasi në internet dhe kishte njerëz që pyesin se kur këngëtarja do të nxjerrë një tjetër album që tashmë është i garantuar se do të na bëjë për të qarë.
Por tani që gjërat janë qetësuar pak, burimet për “People” dhe E! Tregojnë se arsyeja e ndarjes duket të jetë e ngjashme me atë të Lady Gaga-s.
Sipas një burimi, orari i punës së këngëtares sa vinte dhe po shtohej, gjë që ndikoi në lidhjen e tyre.
“Ata kishin shumë të përbashkëta, por sa më shumë kohë kalonte, ajo po bëhej një yll akoma më i madh. Pavarësisht se ai ishte dakord me të qëndruarit në ‘prapaskenë’, koncertet e vazhdueshme i larguan”, është shprehur burimi.
Edhe pse divorci i tyre do të kushtojë 180 milionë dollarë, Adele dhe Simon po përpiqen ta kalojnë këtë situatë me qetësi, duke menduar për djalin e tyre 6-vjeçar.
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin