Gjykata Themelore në Prishtinë pritet që të caktohet masën e sigurisë nda 11 grave kosovare të kthyera ditë më parë nga Siria.
Kështu ka bërë të ditur për “arbresh.info” avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi.
Avokatja Gashi-Bytyqi tha se 11 gratë e kthyera nga Siria po dyshohen për pjesëmarrje në grupe terroriste në Siri.
“Pritet që ndaj rreth 11 grave që janë kthyer nga Siria që nis seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre. Ato po dyshohen për pjesëmarrje në grupe terroriste”, ka thënë Gashi-Bytyqi.
Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre është duke vazhduar. Arbresh.info do ju mbaj të informuar rreth kësaj ngjarje.
Ndryshe , 110 personat e kthyer në mënyrë të organizuar janë familjarë të atyre të rinjve nga Kosova që shkuan në zonat e konfliktit në Siri për të luftuar për të ashtuquajturin, “Shteti Islamik”, IS.
Kthimi i tyre ishte bërë të premten nga Turqia me një aeroplan që mbante flamurin amerikan. Qytetarët e kthyer janë gra dhe fëmijë të luftëtarëve shqiptarë që ishin të përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme përkrah IS-it. Në mesin e të kthyerve ishin edhe katër ish-luftëtarë të IS-it./Arbresh.info
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...