Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit sqaron se njoftimi zyrtar i subjektit politik “Vetëvendosje” për mbajtjen e protestës para objektit të Prokurorisë së Shtetit, ku ndër të tjera thuhet se “…i merr shtatë rroga”, duke iu referuar Kryeprokurorit të Shtetit është një konstatim i pavërtetë, tendencioz dhe propagandues që kanë për qëllim dëmtimin e autoritetit dhe prestigjit të Kryeprokurorit të Shtetit.
“Njoftojmë opinionin publik se, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, si funksion primar e ushtron vetëm pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, ndërsa, sipas ligjeve në fuqi, përveç pozitës primare, Kryeprokurori i Shtetit “ex officio” sipas detyrës zyrtare, e ka për obligim të jetë i angazhuar edhe si anëtar i bordeve institucionale të fushës së drejtësisë dhe sigurisë, përkatësisht mekanizmave që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Andaj, Kryeprokurori i Shtetit nga buxheti i shtetit e merr vetëm një rrogë”, thuhet në një komunikatë.
Prandaj, ushtrimi i funksionit të Kryeprokurorit të Shtetit dhe angazhimet e tjera publike janë obligime ligjore, të cilat dalin nga ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës.
Më këtë rast ia rikujtomë publikut opinionin juridik të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), ku thuhet se “të gjitha angazhimet e Kryeprokurorit të Shtetit nuk janë në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit”.
Prokurori i Shtetit e respekton të drejtën kushtetuese të secilit individ apo grupi të caktuar për të protestuar, mirëpo, nuk do të lejojë që konstatimet e pavërteta dhe tendencioze të shndërrohen në kauza të rreme të individëve, subjekteve politike apo grupeve të caktuara të interesit.
Bashkangjitur gjeni edhe opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit./Telegrafi
https://akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Opinionet/2018/Opinioni%20i%20Agjencis%C3%AB%20drejtuar%20Kryeprokuroris%C3%AB%20s%C3%AB%20Shtetit.pdf
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë