
U.S. President Donald Trump speaks to reporters in the Rose Garden after a meeting with U.S. Congressional leaders about the U.S. government shutdown and border security at the White House in Washington, U.S., January 4, 2019. REUTERS/Carlos Barria
Liderët e Partisë Demokratike në SHBA, kanë paralajmëruar mundësinë e nisjes së procedurave të shkarkimit të presidentit të SHBA’së, Donald Trump, paralajmërim ky që vjen pas publikimit të raportit të prokurorit të posaçëm të Robert Mueller.
Elijah Cummings, kryetari i komisionit për hetimin e zyrtarëve të lartë, i cili edhe është anëtar i Partisë Demokratike, paralajmëroi se hapja e procedurave të shkarkimit mund të fillojë së shpejti.
“Mund ta parashikoj se një gjë e tillë është duke ardhur”, tha Cummings gjatë një emisioni politik televiziv.
“Unë mendoj se Mueller deshi të thoshte se varet nga Kongresi nëse dëshiron të marrë masa të mëtutjeshme mbi gjërat që janë shkruar në atë raport”, shtoi Cummings.
Ai duke folur gjithashtu tha se demokratët duhet të jenë “shumë të kujdesshëm” kur bëhet fjalë për shkarkimin e presidentit, sepse shumë amerikanë e shohin ndryshe situatën.
Gjithsesi, Cummings tha “historia do të buzëqeshte me ne nëse ne do ta respektonim Kushtetutën”.
Por me shumë gjasë, shkarkimi do të kalonte në kongres, por jo edhe në senat.
Në raportin të cilin e shkroi prokurori i posaçëm Rober Mueller, mbi mundësinë e një ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet amerikane, dhe një bashkëpunim të mundshëm mes fushatës së presidentit Trump, thuhet se nuk janë gjetur shumë të dhëna, andaj me ato që janë gjetur, nuk mund të ngrihet një akuzë ndaj presidentit.
Procedura e shkarkimit të presidentit amerikan njihet ndryshe me emrin “Impeachment” dhe ndaj kësaj procedure iu nënshtrua edhe presidenti Bill Clinton, por republikanët (në atë kohë në opozitë) nuk arritën ta rrëzojnë Clintonin.
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...
Amir Rrahmani fiton Superkupën e Italisë, Napoli mposht në f...
“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ ...
Vetura përplaset me turmën e paradës në qytetin holandez Nun...