It seems the Kosovo PM has had a call from the Kremlin prankers, Vovan and Lexus. How are politicians still falling for this?!
Kryeministri Ramush Haradinaj dje në një postim në Twitter, të cilin më pas e ka fshirë, kishte shkruar se i dëshironte popullit ukrainas zgjedhje të lira dhe demokratike.
Ai në këtë postim, ia kishte dëshiruar gjithë të mirat presidentit aktual Petro Poroshenko, dhe siç i ka quajtur ai kryeministrit të ardhshëm të Ukrainës, Vovan dhe Lexusov, ndërsa Ukrainës integrim të shpejt euroatlantik.
Ai në Twitter kishte shkruar se Kosova dhe Ukraina po qëndrojnë bashkë si popuj të lirë dhe prosperues.
Këtë postim e kishte vërejtur gazetari i The Guardianit, Shaun Walker, i cili ka pyetur me habi se si ende politikanët po bien pre e shakave të humoristëve nga Moska Vovan (Alexei Stolyarov) e Lexusov (Vladimir Kuznetsov), transmeton Koha.net.
Walker kishte shkruar se Vovan dhe Lexus i kishin thënë Haradinajt se do ta njohin Kosovën nëse ai fiton.
Gazetari i Guardian, i kishte bërë “screenshot” postimin e kryeministrit Haradinaj e më pas e kishte hedhur në Twitter.
BE shqyrton zgjidhje pas bllokimit të kufijve për mallrat dr...
ZRrE shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë ven...
Franca i kundërpërgjigjet shefit të NATO-s për fuqinë mbrojt...
‘Shuplakë’ e fortë për Man United, ylli i skuadr...
Armët që siguroi Serbia në fshehtësi
Agim Veliu: Dega e LDK-së në Podujevë ndodhet në krizë, pesë...