Pothuajse 3 dekada pasi babai i saj, Azem Hajdari themeloi të parën Parti Demokratike në Shqipëri, e bija e liderit të dhjetorit, Rudina Hajdari, vendos të themelojë partinë më të re në spektrin politik, të cilën ka vendosur ta pagëzojë me emrin “Bindja Demokratike”.
Top Channel mësoi se anëtarë të krijesës më të re politike do të jenë edhe ata që njihen si “garda e vjetër” e Partisë Demokratike”, të përjashtuar tashmë nga radhët e saj. Astrit Patozi është emri i parë që konfirmon për Top Channel se do të jetë pjesë e “Bindjes Demokratike”, e cila pritet të regjistrohet zyrtarisht javën që vjen, pasi nismëtarët janë drejt përfundimit të mbledhjes së 3 000 firmave të duhura për regjistrimin si forcë politike në gjykatë.
Të premten në rrjetet sociale Rudina Hajdari paralajmëroi edhe pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, duke e konsideruar bojkotin e garës elektorale si vetëvrasje politike, por kur afatet po ngushtohen pritet për t’u parë nëse partia e Rudina Hajdarit do regjistrohet si parti politike në zgjedhje apo do të shfrytëzojë afatet e tjera të KQZ për futjen në garë me kandidat të pavarur.
Kjo është ndarja e parë e madhe e Partisë Demokratike nën drejtimin e lidershipit Basha, ndërsa precedentët nuk mungojnë kur partinë e drejtonte Sali Berisha, nga partia Aleanca Demokratike e Neritan Cekës në vitet ’92, tek FRD-ja e Bamir Topit në 2012./tch
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...