Juventusi ka mundësi të fitoj dy tituj në Serie A sonte (e shtunë).
“Zonja e Vjetër” luan kundër Fiorentinas në stadiumin Allianz dhe atyre iu duhet vetëm një pikë për të siguruar titullin për të tetën herë rresht, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë konferencës dje për shtyp, Massimiliano Allegri insistoi se “të fitosh nuk është asnjëherë lehtë” dhe fitimi i një tjetër titulli në Serie A është një arritje e madhe për të gjithë klubin.
“Tifozët duhet të festojnë pa ardhur në stadium me negativitet”, kishte shtuar Allegri.
Por, titulli i djelmoshave nën udhëheqjen e Massimiliano Allegrit nuk është i vetmi të cilin ata mund të festojnë sonte. Skuadra e vashave te Juventusi ka nevojë gjithashtu për vetëm një fitore sonte kundër Veronas për të fituar titullin.
Megjithatë, liga e femrave është shumë më emocionuese sesa ajo e meshkujve në Serie A. Këtu, në fakt, janë tri skuadra të ndara me vetëm nga dy pikë. Juventusi kryeson në ligë me 53 pikë, Fiorentina është e dyta me 52 pikë dhe AC Milani në pozitën e tretë me 51 pikë.
“La Viola” do të luaj kundër Romas në shtëpi, “Rossonerët” kundër Chievos po ashtu në shtëpi. Juventusi, Fiorentina dhe AC Milani janë të gjithë duke garuar për një pozitë në Ligë të Kampionëve për shkak se vetëm dy skuadrat e para kualifikohen në kompeticionin elitë të Evropës./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...