Manchester United janë të hapur të dëgjojnë ofertat për sulmuesin e tyre, Romelu Lukaku, në afatin kalimtar veror.
Sulmuesi belg, Romelu Lukaku, mund të largohet nga Manchester United në verën e vitit 2019.
‘The Telegraph’ raporton se ‘Djajtë e Kuq’ kanë vendosur të dëgjojnë ofertat e skuadrave të Evropës për Lukakun.
Manchester United po planifikon ndryshime të mëdha në skuadër, dhe po mendohet që paratë nga shitja e Lukakut të shfrytëzohen për prurje të reja nga Solskjaer.
Inter, PSG dhe Bayern Munich besohet të jenë të interesuara për belgun, i cili në të kaluarën ka thënë se do të preferonte një transferim në Itali.
Lukaku është transferuar te Manchester United në verën e vitit 2017 nga Everton, dhe në 68 paraqitje ka shënuar 28 gola.

Trump vendos tarifa të reja doganore për ilaçet e importuara
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...
Qeveria miraton projektligjin për sigurime shëndetësore në K...
Qeveria miraton Projektligjin për lehtësimin e rikthimit të ...
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së n...