Rahoveci ka arritur të shënojë fitore në palestrën “Sezai Surroi” me rezultat 72:76, në ndeshjen e dytë çerekfinale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Vreshtarët kanë arritur të fitojnë në ndeshjen e dytë dhe të qojnë në barazim serinë e ndeshjeve me Ponte Prizrenin.
Më meritorët në fitoren e Rahovecit ishin i riu Arian Qallaku me 21 pikë, 11 kërcime e tri asistime dhe Frederick Richardson me 18 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime.
https://www.facebook.com/KBRahoveci/posts/2283899551668050
Te vendasit e Ponte Prizrenit më të dalluarit ishin Malcolm Canada dhe Elliott Cole me nga 16 pikë secili.
Skuadra gjysmëfinaliste nga ky çift do të përcaktohet pas ndeshjes së tretë, e cila zhvillohet të dielën në palestrën ‘Mizair Isma’ në Rahovec.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...