Interi është afër marrëveshjes për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Manchester Cityt, Danilon.
Sky Sports Italia dhe Gazzetta dello Sport raportojnë se “Nerazzurrët” kanë hapur bisedimet me reprezentuesin e ish lojtarit të Real Madridit, transmeton portali arbresh.info.
27-vjeçari iu bashkua Cityt gjatë verës së vitit 2017 për 30 milionë euro dhe skuadra nga Premierë Liga dëshiron të rimarr sa më shumë që është e munduar nga kjo tarifë.
Prandaj, një marrëveshje mes klubeve mund të arrihet për rreth 20-22 milionë euro për brazilianin, i cili ka ende edhe tri vite në kontratën e tij.
Në fakt, La Gazzetta pretendon se tashmë ata kanë rënë dakord për një kontratë katër vjeçare me Interin për një vlerë prej 4 milionë euro për sezon.
Danilo së fundmi nuk ka marrë urdhra nga Pep Guardiola dhe ka bërë vetëm 20 paraqitje gjithsej këtë sezon.
Përveç si një mbrojtës i krahut të majtë ai mund të mbulojë edhe anën e majtë të mbrojtjes./arbresh.info/
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...