Jose Mourinho pretendon se eliminimi i Juventusit nga Liga e Kampionëve do të thotë se Lionel Messi tashmë ka një përparësi për Topin e Artë të vitit 2019.
Mourinho e njeh skuadrën e Manchester United më mirë se të gjithë për shkak se e ka nisur sezonin me ata dhe ai e ka analizuar ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës të cilën e vendosi argjentinasi, transmeton portali arbresh.info.
“Pozita e Messit është e lehtë për tu kuptuar, por nuk është lehtë për të krijuar një kafaz për të mbajtur atë” ka thënë portugezi për RT.
“Manchester United në ndeshjen e parë okupoi atë pjesë qendrore shumë mirë, por në këtë ndeshje unë mendoj se ata tentuan të fillojnë ndeshjen me një perspektivë ndryshe”
“Në front të linjës defanzive ishte vetëm Fredi dhe kjo është zona ku Messi vjen”
“Kur Messi ka topin, në një përballje një me një ju jeni i vdekur”
“Messi është duke pasur një sezon fenomenal dhe me eliminimin e Juventusit dhe Cristiano Ronaldos, ai e di se Topi i Artë është duke e pritur atë”
“Mendoj se ata janë pak më shumë favorit se Liverpooli, por gjithashtu mendoj se është 50 – 50”, përfundoi Mourinho./arbresh.info/
Haradinaj gati për nesër: Gjithmonë në përkrahje të luftës s...
Jurgen Klopp në Real Madrid?
Rekord të ardhurash nga turizmi/ BSH: Ekonomia përfitoi 4.4 ...
Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët
Tahiri bisedon me Thaçin me telefon: E njoftova se nesër zër...
Punimet e ndërtimit në rrugën Veternik–Graçanicë zvarriten, ...