Mos u ndjeni shumë të privilegjuara nëse kolegu i këndshëm ju shikon ëmbël e ju shkel syrin sa herë që kalon pranë tavolinës suaj. Nuk po flirton aspak… në fakt është i mërzitur për vdekje dhe kjo është mënyra e tij për të kaluar kohën.
Ai që i sjell me këmbë në tokë miliona femra anembanë botës është një studim i Universitetit Surrey, i kryer me 200 veta të moshës 21-68 vjeç, të cilët u pyetën nëse kanë pasur në ambientin e punës sjellje që mund të kenë sfond seksual, me fjalë të tjera nëse kanë flirtuar me kolegët.
Studimi e hedh poshtë bindjen e krijuar prej kohësh. Studime të mëparshme kishin treguar se njerëzit flirtojnë në ambientet e punës për arsye që kanë të bëjnë me vetëvlerësimin apo zbavitjen dhe analiza e këtij studimi konfirmon se ekziston një lidhje e fortë mes pakënaqësisë së meshkujve për detyrën që u është caktuar dhe dëshirës për të flirtuar me kolegët. Për sa u përket femrave, nuk është vënë re asnjë lidhje domethënëse mes flirtit dhe kënaqësisë në punë.
Fituesja e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi, dënohet me 6 ...
Pacolli ndan pamje nga avioni të Swissdiamond Boutique Hotel...
Dasmë në Big Brother VIP Kosova 4 – martohen Klodi dhe...
Orban e quan Ukrainën “armik” të Hungarisë
Rahoveci rikthehet fuqishëm dhe e mposht në momentet e fundi...
Banorët e Big Brother ndajnë emocionet përpara dasmës së Klo...