Liverpooli është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas eliminimit që ia shkaktuan Portos.
“Redsat” kanë shënuar fitore me rezultat të përgjithshëm 1 me 6 në ndeshjet çerekfinale në kuadër të kompeticionit më të madh evropian ndaj Portos, shkruan portali arbresh.info.
Takimi i parë përfundoi 2 me 0 pas golave nga Naby Keita dhe Roberto Firmino, ndërsa ndeshja kthyese në Portugali këtë mbrëmje (e martë) përfundoi me rezultat 3 me 1 sërish në favor të gjigantit anglez.
Sadio Mane zhbllokoi shifrat në minutën e 26′ të pjesës së parë, ndërsa goli tjetër u realizua nga superylli Mohamed Salah gjatë pjesës së dytë nga një kundërsulm.
Eder Militao shënoi me kokë golin e nderit për skuadrën nikoqire të takimit të sotëm para se Roberto Firmino të shënonte për 1 me 3 me kokë në minutën e 77′ dhe Virgil van Dijk për 4 me 1 (84′).
Liverpooli ka një rekord të jashtëzakonshëm kundër Portos si i pamposhtur në gjithsej shtatë takimet kundër tyre.
Barcelona është rivali i ardhshëm i skuadrës së Xherdan Shaqirit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./arbresh.info/
UEFA gjobit Fenerbahcen me 10 milionë euro për mashtrim me p...
Musliu: Numri në listë s’ka rëndësi, po përballemi me Albin ...
Presidenti Trump zbarkon në Pekin
Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për të shkruar ...
Alarm në Kaliforni/ 3 persona në spital pasi konsumuan kërpu...
Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: Mbi 61 mijë aplikime ...