Dy liderët e opozitës janë takuar mes tyre në selinë e partisë demokratike për të diskutuar mbi aksionin e ardhshëm politik, teksa dita e nesërme shënon seancën e rradhës së parlamentit.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shkuar në zyrën e Bashës për të mbajtur një takim mbi aksionin politik. Ende nuk ka detaje, por ajo që dihet është se ditën e nesërme PD do të mbledhë kryesinë dhe grupin parlamentar për të bërë një diskutim të situatës politike dhe mbi vendimmarrjen e ardhshme. A do të konsiderojë si opsion PD hyrjen në zgjedhjet e qershorit apo do të vijojë me aksionin e saj politik derisa qeveria të rrëzohet?
Mbetet për t’u parë se çfarë do të prodhojë diskutimi i nesërm në mbledhjen e PD-së me dyer të mbyllura.
“Të enjten ora 12.00 do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kryesisë së PDSH dhe Grupit Parlamentar, nën drejtimin e Kryetarit Basha. Në rend dite do të jetë vlerësimi i situatës politike dhe vendimmarrja e strukturave të partisë mbi vijimin e aksionit politik”, thuhet në njoftimin e PD.
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City