Deklarata e komisionarit Johannes Hahn se nëse palët dëshirojnë, shkëmbimi i mundshëm i territoreve mund të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi ka rindezur “luftën” politike në vend. Përfaqësuesit e partive politike thonë se deklaratat e tilla para takimit të Berlinit janë të dëmshme dhe njëkohësisht ideja për ndryshim kufijsh është thirrje për luftë
Deklarata e komisionarit për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, për “Washington Post” se nëse palët dëshirojnë, shkëmbimi i mundshëm i territoreve mund të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi ka rindezur “luftën” politike në vend.
Ka qenë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ka reaguar i pari ndaj deklaratave të komisionarit të BE-së, duke thënë se kjo ide vjen pak kohë para takimit të Berlinit. Kjo deklaratë e Hahnit, sipas Haradinajt, është e pashpresë dhe shkatërruese për Kosovën, shkruan Zëri.
Idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë i pari e ka prezantuar verën e kaluar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, por kjo është kundërshtuar ashpër nga subjektet kryesore politike në vend duke shprehur drojën e humbjes së veriut të vendit.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...