Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në fshatin Frashër të Mitrovicës, me ç’rast një veturë është vet aksidentuar.
Siç shihet në fotot e bëra nga Veriu.info, vetura është rrokullisur rreth 15 metra larg rrugës, duke përfunduar e përmbysur.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi i veturës, por edhe pasagjerja e tij, e cila ka mbetur e shtrirë për disa minuta derisa ka arritur autoambulanca.
Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, në një prononcim për Veriu.info, e ka konfirmuar aksidentin, duke treguar se drejtuesi i veturës e ka humbur kontrollin në timon.
“Një veturë, drejtuesi i së cilës e ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga, ku për pasojë drejtuesi dhe pasagjeri kanë pësuar lëndime. Gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Zahiti.
Ai ka bërë të ditur se rasti është evidentuar si aksident me lëndime.
Djali i Afrim Bunjakut bashkohet me 298 kadetë në aksionin h...
Granit Xhaka befason me deklaratën: Dua të bëhem kampion bot...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, mbërrin në Kiev për një vizitë t...
Nis skriningu neonatal për foshnjat e porsalindura në Spital...
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ...
Çitaku takon Presidentin Costa: Kosova duhet të vazhdojë rru...