279 raste janë hapur nga Policia e Kosovës, drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në periudhën shtator 2018 – mars 2019, ka thënë drejtori i Policisë, Rashit Qalaj në Puls të KTV-së.
Ai ka deklaruar se në këtë periudhë kanë shkatërruar gjashtë grupe kriminale
Në këtë periudhë, kjo drejtori ka ngritur 71 raste për veprat penale kundër ekonomisë, 83 raste për veprat kundër detyrës zyrtare, 112 raste për veprat kundër pasurisë. 13 raste janë hapur për veprën fajde.
Në total janë arrestuar 78 persona. 75 persona janë ndaluar, ndërsa janë ngritur 211 kallëzime penale me kryes të njohur e gjashtë me të panjohur. Numri i personave në kallëzim penal është 399.
Policia për këtë periudhë ka ndërmarrë dhjetë operacione, e ka pasur 16 plane operative. Ka kryer 33 bastisje e ka kontrolluar 62 lokale.
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...