Papunësia e të rinjve është një fenomen shqetësues jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Nisur nga ky fakt një pjesë e të rinjve që ndjekin studimet në vend shprehen se pavarësisht vështirësive që hasin për të gjetur një punë, të ardhmen e tyre duan ta ndërtojnë në Shqipëri
Por një pjesë tjetër mendojnë se jashtë vendit, kryesisht në vendet evropiane kanë mundësi për shkollim më të mirë, punë më të mirë dhe të ardhme më të sigurt.
Sipas një studimi nga Organizata Ndërkombëtare e Punës ILO, Shqipëria ka normën më të lartë të të rinjve nga 15 deri 24 vjeç, të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk po ndjekin shkollën apo ndonjë trajnim.
ILO ka ilustruar me një hartë se si është situata e punësimit të të rinjve në Evropë me të dhënat e vitit 2018, ku vendi ynë renditet në krye të Evropës për përqindjen më të lartë të të rinjve të pa punë, të pa arsimuar dhe pa trajnuar, me 32.8% të totalit./abcnews.al
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...