Një javë pasi që kabineti i Presidentit Gjorge Ivanov konfirmoi se deri te ta kanë arritur kërkesa për amnistinë e të dënuarve për 27 prillin e përgjakshëm, nuk ka informata se si do të veprojë kreu i shtetit.
Edhe pse Alsat ka parashtruar pyetje, nuk ka përgjigje nga vila në Vodno rreth asaj nëse kërkesat janë duke u shqyrtuar dhe nëse Ivanovi do ta përfundojë mandatin i cili zgjat deri më 11 maj me faljen e 16 të dënuarve, të cilët kanë marrë gjithsej 211 vjet burg për rrezikim terrorist të rendit kushtetues. Avokatët dhe të dënuarit presin që presidenti i cili i numëron ditët e fundit në vilën Vodno do t’i falë. Gjykimi për 27 prillin e përgjysmoi amnistinë selektive që u miratua nga shumica në Kuvend ndërsa nga burgu shpëtuan edhe deputetët e përjashtuar të VMRO-DPMNE-së të cilët i hapën dyert dhe e drejtuan turmën, si dhe organizatorët e protestave “Për një Maqedoni të përbashkët”./AlsatM/
Trepça njofton vazhdimin e bashkëpunimit me Batin Tunan
Vetaksident me fatalitet në Shalë të Lipjanit, vdes 48-vjeça...
Mevlan Zeka transferohet tek skuadra rumune UTA Arad
Bajrami kritikon ashpër gjendjen në KEK: Prokuroria ka detyr...
Kthehet në funksion njësia B1 e Termocentralit Kosova B
Zjarr në Ferizaj, dëmtohen tri vetura – një i dyshuar interv...