Kandidati për presidenti Blerim Reka, i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa mbrëmë nga Zhelina e Tetovës tha se ai si president do të ndal eksodin masiv të popullatës. Reka vlerëson se me politikat aktuale, për 15 vite do të rritet edhe më shumë numri i të rinjve që e braktisin vendin në kërkim të një jete më të mirë. Ai premtoi se do ta bëj Maqedoninë e Veriut shumë-etnike dhe se do të mbajë marrëdhënie të mira dypalëshe me të gjithë shtetet fqinje.
Pesë prioritetet e kësaj republike janë, Republikë shumë-etnike, Republikë euro-atlantike, zero probleme me fqinjët për republikë e cila do të jetë jo shtet i zbrazur. Kjo e fundit besoj që ju shqetëson më së shumti të gjithëve. Çereku i popullsisë e ka lëshuar Maqedoninë, nëse vazhdon politika korruptive e shtetit të kapur dhe e shtetit privat në Maqedoni për 15 vite nuk do të ketë as gjysmën e popullsisë së sotme- deklaroi Blerim Reka – Kandidat për President i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa./AlsatM/
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...