Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në fushën zgjedhore kishte premtuar se në qeverisje qëndrore e lokale, çdo familje do ta kishte së paku një të punësuar.
Ai tani mendon se ky premtim është përmbushur 70 përqind.
“Kemi arritur një sukses të jashtëzakonshëm, diku deri 70 për qind është arritur projekti ynë apo programi ynë. Kemi thënë që për çdo familje në Kosovë që nuk ka punësuar, do të ketë një të punësuar. Dhe me kënaqësi mund të them që jemi afër 70 për qindëshit që kemi deklaruar, shumë shpejt do të dalim me shifra konkrete”.
Limaj ka thënë se janë trajtuar diku mbi 12 mijë familje në Kosovë, të cilët nuk janë trajtuar në të kaluarën. Ai ka potencuar se trajtim që u është bërë familjeve është një hap konkret
“Për herë të parë është fokusuar angazhimi jonë në familjet pa përkrahje financiare apo të rasteve sociale”, ka thënë zëvendëskryeministri Limaj./Indeksonline/
Brikena zyrtarizon ndarjen: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Vaksina e parë nga AI, inteligjenca artificiale gjen zgjidhj...