Juventusi kaloi në epërsi pas vetëm gjysmë ore lojë ndaj SPAL-it pasditen e sotme (e shtunë).
Kampioni i Italisë është vetëm një pikë larg për të fituar titullin në Serie A për të tetën herë radhazi, shkruan portali arbresh.info.
Talenti i ri, Moise Kean ka dërguar në avantazh “Zonjën e Vjetër” gjatë takimit të sotëm si mysafirë në stadiumin Paolo Mazza ndaj SPAL-it. Kean realizoi në formë të bukur duke devijuar thjeshtë goditjen nga Joao Cancelo për të shënuar për 1 me 0 në takimin në kuadër të xhiros së 36-të në Serie A.
Mbrojtësi Leonardo Bonuncci, i cili është në dispozicion për këtë takim vetëm nga bankina, është ngritur në këmbë duke duartrokitur golin nga 19-vjeçari.
Në videon më poshtë mund të shikoni ose duke klikuar këtu mund të shikoni golin dhe reagimin e Bonuccit./arbresh.info/
https://streamja.com/RM1M
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
Tre mënyra të lehta për të luftuar lodhjen me ushqim
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që t...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës, blindon pozitën e tr...
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...