Sipas raporteve të fundit nga gazeta spanjolle AS, Real Madridi është i vendosur për të nisur negociatat në lidhje me shitjen e Gareth Bales për një shumë prej 112 milionë funa gjatë merkatos verore të transferimeve.
Nuk është më sekret se gjiganti spanjoll është i interesuar në shitjen e uellsianit gjatë muajve të ardhshëm, kryesisht për shkak të mospërputhjes së tij te skuadra e parë, transmeton portali arbresh.info.
Tani, Zinedine Zidane është kthyer në klub gjithashtu duke vetëm përforcuar shanset e tij për largim nga Bernabeu.
Shifra është shumë e madhe, por mbetet të shihet nëse ndonjë klub do të paraqitet i gatshëm për të dhuruar një tarifë aq të lartë.
Manchester United ka qenë gjithmonë si një klub i njohur për interesimin rreth transferimit të Bales, por tarifa vazhdon të mbetet problem nëse do të paguhet apo jo nga “Djajtë e Kuq”.
Real Madridi besohet se do të shpreh gatishmëri për të pranuar edhe një figurë më të vogël nëse është e nevojshme, veçanërisht duke marrë parasysh faktin se ai aktualisht fiton 10 milionë euro për vit pas taksave./arbresh.info/
Lexo edhe:
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi