“Unë mendoj se ata që urdhëruan vrasjen e vëllaut tim e të ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës kolonel Ahmet Krasniqit janë sot në skenën politike të Shqipërisë e Kosovës” është shprehur Behxhet Krasniqi.
Behxhet Krasniqi, vëllau i kolonel Ahmet Krasniqit ka shprehur bindjen e tij se ata që e vranë ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqin janë sot në skenën politike të Shqipërisë e të Kosovës. Behxhet Krasniqi nuk ka dashur të flasë me emra dhe nuk i ka ranguar ata në hierarkinë e pushteteve në Prishtinë e në Tiranë, por ka konfirmuar për Botapress, se ata që urdhëruan vrasjen e vëllaut dhe që janë pjesë e kësaj vrasje makabre sot janë në dy pushtetet e shteteve tona.
“Unë mendoj se ata që urdhëruan vrasjen e vëllaut tim e të ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës kolonel Ahmet Krasniqit janë sot në skenën politike të Shqipërisë e Kosovës. Ata i takojnë niveleve të ndryshme të hierarkisë së këtyre pushteteve, por po e them, unë si vëlla i kolonelit, dyshoj se këta persona janë sot në pushtet edhe në Tiranë dhe në Prishtinë” është shprehur Behxhet Krasniqi për Botapress.
Ai ka shfaqur bindjen se kryeministri Isa Mustafa do ta mbajë premtimin dhe se eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit së shpejti do të kthehen në Kosovë dhe do të rivarrosen me ceremoni të lartë shtetërore.
Nis skriningu neonatal për foshnjat e porsalindura në Spital...
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ...
Çitaku takon Presidentin Costa: Kosova duhet të vazhdojë rru...
Pas vendosjes së tabelave, Fitore Pacolli: Mos keni merak, v...
Kurti pret Antonio Costan: Kosova është e gatshme për status...
Shtyhet vendimi i Apelit për Mario Përlleshaj